Një shënim nga themeluesi
Pse ekziston Efekte
Efekte lindi si një përgjigje ndaj një modeli marketingu që kishte mbetur pas kohës. Ekipi themeltar i Efekte i pati fillesat ne qytetin e Singaporit, ku aty u mat me teknologjinë, cilësinë dhe kreativitetin e vërtetë. Nga Singapora u vendos të sillnim një risi zhvillimi ne industrinë e marketingut, teknologjisë dhe vet kreativitetit në anën tjetër të botes.
Ajo që më shqetësonte më së shumti ishte fakti se bizneset shqiptare nuk arrinin dot të kuptonin se çfarë përfitonin realisht nga marketingu i tyre. Megjithatë, e kuptuam shpejt se kjo nuk ishte një dukuri vetëm shqiptare. Shumë biznese shpenzojnë shuma të mëdha për reklama dhe rrjete sociale, por nuk arrijnë të dallojnë se çfarë funksionon vërtet. Çfarë po dështon? Çfarë po nxit realisht rritjen? Thelbi i Efekte-s është se marketingu duhet të jetë i matshëm, krijimtaria ka nevojë për një plan dhe të dhënat duhet të çojnë drejt zgjedhjeve më të mira. Efekte u krijua pikërisht për t\u0027i lidhur të gjitha këto elemente; synon të arrijë nivele të larta duke e nisur nga Shqipëria, por u drejtohet të gjitha bizneseve që kërkojnë më shumë qartësi, më shumë kontroll dhe rezultate konkrete në procesin e tyre të rritjes.
Fillo këtu
Do ta gjejmë zgjidhjen e biznesit tuaj menjëherë.
Përgjigjuni disa pyetjeve të thjeshta. Merrni gjënë e vetme që po e pengon biznesin tuaj, dhe tri gjërat që do të bënim së pari. Falas, dhe mbeten tuajat sido që të jetë.